Një tjetër shfaqje e dhunshme e jelek-verdhëve në Paris.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Jelekët e verdhë vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemërimin ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.
Në rrugën e njohur Parisit “Champs-Elysées”, të shtunën, një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën.

Edhe dyqanet e njohura ”Longchamp”, ”Foot Looker” dhe ”Léon de Bruxelles” patën të njëjtin fat, ndërkohë që nga jelek-verdhët dëgjoheshin edhe thirrjet ”revolucion”, shkruan ATSH.
Shumë dyqane të tjera u grabitën, sidomos ato të veshjeve.
Protestuesit e grumbulluar në afërsi të pallatit presidencial, lëshuan bomba tymuese drejt policisë e nisën të sulmojnë makinat e saj.
Policia ka arrestuar së paku 44 persona.
Jelekë-verdhët vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemëratën ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.
Ndërkaq, javën e kaluar 28 mijë persona demonstruan në mbarë Francën, një shifër kjo 10 herë më e vogël sesa pjesëmarrja në tubimin masiv të 17 nëntorit.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




