Pas debateve të shkaktuara për deklaratën e tij se Bylisi është grek, Vittorio Sgarbi ka reaguar me anë të një video në Facebook.

Ai thotë se i qendron deklaratës së tij, që Bylisi është qytet grek.

“Unë e konfirmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Bylisit ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë”, shkruan ai.

Sgarbi shpjegon qëndrimin e tij duke thënë se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar teatri, ndërsa shpërthen në ofendime ndaj gazetares që kishte shkruar artikullin për të:

“E dashur gazetare injorante, turp që nuk e di se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar ai teatër, kaq.”

Sgarbi vazhdon të lexojë një artikull, i cili shpjegon për pjesë të Ilirisë të pushtuara nga grekërit dhe e mbyll duke bërtitur me të madhe se Bylisi “është grek”.

Lexo po ashtu:  Pejë, 1941/ Fjalimi historik i poetit të kombit, Esat Mekuli: “Kosova bahet qendra e eksperimentave, gjithmonë në dam të popullit shqiptar, me qëllim qi kte me e zhduk krejt nga faqja e dheut”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *