Bisedimet e së martës mes Rusisë dhe Ukrainës sollën optimizëm për paqe, pasi rusët raportohet se hoqën dorë nga kërkesat e tyre kryesore, shkruan Sky News.

Rusia do të ulë në mënyrë drastike aktivitetin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv, ndërsa burimet e Financial Times kanë thënë se Vladimir Putini po anulon planet për ndryshimin e regjimit në Ukrainë.

Megjithatë, këtyre zhvillimeve nuk po i besojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja nuk ka parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia.

“Ka një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën. SHBA-ja është e fokusuar në këtë të fundit”, ka thënë Blinkeni.

Perëndimit ka qenë kryesisht skeptik ndaj premtimeve ruse, duke përfshirë edhe marrëveshjen për armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e civilëve.

Lexo po ashtu:  Gazeta gjermane "Taz.de": Votat e diasporës në rrezik, KQZ me vendim tjetër kontravers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *