Nga rubrika “Rregullat për një jetë të (pa)shëndetshme” – Oscar Wilde
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duhani: Cigarja është mjeti perfekt për kënaqësinë perfekte: të lë gjithmonë të pakënaqur.
Alkooli: Pas gotës së parë i shikon gjërat ashtu si do të doje të ishin. Pas gotës së dytë i shikon gjërat ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. Pas gotës së tretë më në fund i shikon gjerat ashtu siç janë dhe kjo është gjëja më e tmerrshme në botë.

Shëndeti: Shëndeti i mirë është detyra e parë në jetë. Dhe unë mendoj se është e shëndetshme të kalosh kohë vetëm.
Gjumi: Ata që bien herët për të fjetur nuk kanë shumë gjëra për të menduar.
Pozitiviteti: Ji vetvetja, gjithë të tjerët janë të zënë.
Edukimi: Edukata është një gjë e admirueshme, por është mirë të kujtojmë herë pas here se asgjë që ia vlen ta dish nuk mund të na mësohet.
Jeta: Të jetosh është gjëja më e rrallë që njoh. Shumica e njerëzve thjesht ekzistojnë.
Romanca: Dashuria për veten është fillimi i një romance të gjatë.
Moda: Moda është një formë shëmtie kaq e patolerueshme sa jemi të detyruar ta ndryshojmë çdo 6 muaj.
Përgatiti: Elona Qose – MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
