Ushtria ukrainase raporton se një kompani që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën në fabrikën e saj në rajonin qendror rus të Chelyabinskut për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se prodhuesit Uralvagonzavodit i është dashur të ndalojë prodhimin në objekt “për shkak të mungesës së furnizimit me komponentë të prodhimit të huaj”.

Kompania e informacionit dhe konsulencës ushtarake ukrainase Defense Express raporton se Uralvagonzavodi ofron të vetmen fabrikë që kryen montimin e tankeve, shkruan BBC.

Kompania vazhdon të raportojë se prodhuesi përdor në mënyrë rutinore komponentë perëndimor.

Lexo po ashtu:  Bashkëshortja e Zelenskyt: Nëse nënat ruse nuk binden për arkivolet e bijve të tyre, atëherë s’kam çfarë të them

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *