Ushtria ukrainase raporton se një kompani që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën në fabrikën e saj në rajonin qendror rus të Chelyabinskut për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se prodhuesit Uralvagonzavodit i është dashur të ndalojë prodhimin në objekt “për shkak të mungesës së furnizimit me komponentë të prodhimit të huaj”.
Kompania e informacionit dhe konsulencës ushtarake ukrainase Defense Express raporton se Uralvagonzavodi ofron të vetmen fabrikë që kryen montimin e tankeve, shkruan BBC.

Kompania vazhdon të raportojë se prodhuesi përdor në mënyrë rutinore komponentë perëndimor.




