Sistemi i tretjes është ajo pjesë e trupit që është në kontakt me gjithçka që një njeri konsumon. Me kalimin e kohës, toksinat dhe mbeturinat do të shtresëzohen në zorrë dhe do të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë kapsllëkun, diarre, dobësim të sistemit imunitar etj.

Pastrimi i zorrës së trashë nga mbetjet që nuk janë eliminuar plotësisht nga sistemi tretës, mund të jetë gjithashtu hapi i parë drejt një programi për të humbur peshë . Përpara se të filloni me dietat stërmunduese, ne do t’ju tregojë rreth dy përbërësve fantastikë që kanë aftësinë të pastrojnë sistemin tretës.

Kefiri është një pije e fermentuar i bërë zakonisht me qumësht dhe “kokrra” që janë organizma të gjallë të dobishëm. Është një burim i mirë i proteinave me shumë aminoacide esenciale, minerale dhe vitamina B aq të rëndësishme për shëndetin.

Farat e lirit janë të shkëlqyeshme për pastrimin e zorrëve gjithashtu. Përthith uj dhe zgjerohet ndërsa kalon përmes zorrës së trashë. Këto fara veprojnë si një furçë pastrimi pasi shkëput toksina e ndërtuara mbi sipërfaqen e zorrëve. Gjithashtu janë të pasura me (alfa-linolenic acid), një formë e acideve yndyrore omega-3  që ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në lehtësimin e sindromës së zorrëve të irrituara.

Lexo po ashtu:  Mësime nga 5 libra të mrekullueshëm që do ta ndryshojnë jetën tuaj

Farat e lirit janë të vështirë të treten, kështu që është mirë t’i bluani  para përdorimit.

KUJDES: Vaj liri është i shëndetshëm, por jo më i miri për pastrimin e zorrës së trashë. Nevojiten fara liri për të hequr toksinat dhe mbeturinat nga trakti digjestiv.

Ushqimi i fermentuar ndonjëherë mund të jetë i vështirë për t’u tretur për njerëzit që nuk janë mësuar ta konsumojnë atë. Është mirë të filloni me sasi të vogla dhe të rritni sasinë ngadalë.

Ajo që duhet të bëni është të përzieni një lugë gjelle fara liri në një gotë të mbushur çerek me zefir. Duhet konsumuar para mëngjesit dhe në mbrëmje para se të flini.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *