Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar me dëshmi dhe qetë ndaj deklaratave shpifëse të Avni Klinakut për kryeministrin, Albin Kurti.

Në një postim të gjatë, Dugolli tha se nuk po e mbron Kurtin, sepse “ai nuk ka nevojë për mbrojtje”, por se nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë “një gënjeshtre të paskrupullt” të Klinakut.

“E njoh mirë edhe Avniun, edhe Albinin. I kam njohur në rrethana ku çdo njeri provohej deri në kufijtë e ekzistencës fizike. Dhe pikërisht për këtë e kam për detyrë të flas”, ka shkruar Dugolli.

Shkrimi i argumentuar dhe me fakte i z. Dugolli:

Që në fillim dua të jem i qartë: nuk po e mbroj Albin Kurtin, sepse ai nuk ka nevojë për mbrojtje, por nuk mund të hesht para një gënjeshtre të paskrupullt të Avni Klinakut, të cilën paska pasur guximin ta deklarojë në një gazetë. E njoh mirë edhe Avniun, edhe Albinin. Madje i kam njohur në rrethana ku çdo njeri provohej deri në kufijtë e ekzistencës fizike. Dhe pikërisht për këtë e kam për detyrë të flas.

Lexo po ashtu:  E FUNDIT/ Miçigan: Të gjitha votat do të numërohen brenda 24 orëve të ardhshme

Ajo periudhë për të cilën flet Avniu, mbase për dikë që nuk ka qenë aty do tingëllonte e besueshme. Por unë kam qenë aty (siç kanë qenë qindra të burgosur të tjerë), çdo ditë, në kontakt të drejtpërdrejtë me të dy. Prandaj them me bindjen më të plotë: Albin Kurti ka qenë njëri nga të burgosurit politik më të përgatiturit, më të vendosurit dhe më të gatshmit për sakrificë, deri në fund, pa asnjë hezitim. Përballë kësaj qëndrese, Avni Klinaku nuk mund të krahasohet. Edhe pse i burgosur për herë të dytë, ai nuk ka qenë shembull i qëndresës. Ai e di shumë mirë se ku ka lëkundur veten në raport me burgosjen e grupit tonë, dhe këtë nuk mund ta fshehë, sado të përpiqet.

Nuk kam pasur kurrë dëshirë t’i nxjerr në pah këto dobësi të tij. Por kur ai del sot e përpiqet të përbaltë figurën e njërit prej nesh, këtë herë Albin Kurtin, atëherë nuk mund të rri indiferent. Sulmet e tilla, të ushqyera nga kush e di çfarë interesash të ulëta, nuk mund të kalojnë pa u demaskuar.

Lexo po ashtu:  Reeker shmang Shqipërinë, vizitë në Greqi dhe Maqedoni

Asnjë i burgosur politik i asaj kohe që e ka njohur Albinin nuk do të pajtohej me trillimet e Avniut. Sepse kush e ka njohur Albinin, e ka ditur mirë se ai jo vetëm që ka qëndruar me dinjitet pranë të burgosurve nga UÇK-ja, por ka pasur dhe ka simpatinë, respektin dhe dashurinë e pakrahasueshme për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare. Dhe kjo nuk është diçka që mund të tjetërsohet me gënjeshtra, sado të ulëta të jenë ato.

Nëse ka diçka të vërtetë në gjithë këtë mes është vetëm kjo: Avni Klinaku gjithmonë ka pasur zili dijen, integritetin dhe qëndresën e Albin Kurtit. Por kjo flet për karakterin e tij të dobët, dhe nuk thotë asgjë për Albinin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com