Partitë e koalicionit shqiptar në Guci kanë fituar 7 këshilltarë – për Asamblenë Komunale të komunës së Gucisë.

Po kaq mandate shqiptarët kishin edhe ne asamblenë e kaluar, mirëpo kësaj here shqiptarët ne këto zgjedhje kanë dalur me një Liste të bashkuar.

Sipas deklarimeve të ditëve të fundit, shqiptarët në Guci kanë pasur presione nga partitë qytetare, qoftë përmes kushtëzimeve të ndryshme qoftë edhe përmes blerjes së votave.

Fitues i zgjedhjeve në Guci është PSD (DPS) me 11 mandate (me mundësi të shtimit në 12).

Në nivel të Malit të Zi, dy listat shqiptare kanë siguruar nga një mandat. Kandidatët Gjeloshaj dhe Gjeka siguruan mandatet për parlamentin e Malit te Zi.

Sipas rezultateve preliminare, qeveria e re e Malit Zi do të varet nga këta dy deputet e me mundësi reale edhe nga Koalicioni i Abazoviqit – shqiptarit tjetër.

Lexo po ashtu:  Hoti kundërthënës, dje tha fjalë të forta se për çfarë duhet të bisedohet me Serbinë, Lajçak sot i doli kundër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *