Një 31-vjeçar kosovar në Graz të Austrisë është përfshirë në një konflikt me armë, pasi një rumun e kishte “shikuar shtrembër” në një parking të një supermarketi, të mërkurën.

Siç shkruan “österreich.at”, pas “shikimit shtrembër” kishin vluar gjakrat. Fillimisht 31-vjeçari e kishte kërcënuar rumunin (24-vjeçar) dhe një mik të tij çeçen (20-vjeçar) me një thikë. Sipas raportimit, pala më e re kishte ikur.

Kur rumuni dhe çeçeni ishin kthyer pak kohë më pas, u paraqit sërish kosovari – nga vetura e tij me një armë ende të paidentifikuar ai shkrepi, 20-vjeçari u qëllua me një plumb në kofshë.

Si pasojë e të shtënave pësuan edhe të tjerë që qëlluan në vendin e ngjarjes. Dy kalimtarë dhe një dëshmitare tjetër ishin lënduar si pasojë e të shtënave, me një 82-vjeçare sllovene dhe një 22-vjeçare që u desh të shkonin në spital për trajtim.

Policia e kishte kërkuar kosovarin në banesën e të dashurës në Graz, pasi aty dëshmitarët kishin parë targat e veturës. Kur kishte shkuar policia, ai kishte tentuar të ikte, por është kapur.

Lexo po ashtu:  Video e re e vdekjes së George Floyd

Hetimet po vazhdojnë, thuhet tutje në raportim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *