Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të jetë pjesë e panelit të jurisë në garën e këndimit “The Masked Singer” brend i ri në Mbretërinë e Bashkuar i cili do të shfaqet në ITV në vitin 2020.
Bashkë me Rita orën do të jetë edhe Jonathan Ross 58 vjeçar i cili njëkohësisht do ta drejtojë këtë i shoë, prezantuesja Davina McCall 51 vjeçare si dhe aktorin Ken Jeong 50 vjeçar.
Në “The Masked Singer”, do të garojnë 12 të famshëm për performancën më të mirë, me identitetin e tyre të fshehur prapa maskës, shkruan Daily Mail.
Rita është shprehur shumë e entuiziazmuar për pjesëmmarjen e saj në këtë panel “Jam shumë e entuziazmuar që jam pjesë e këtij paneli të jashtëzakonshëm. Jam një adhuruese e madhe e ‘The Masked Singer’ është një shoë i freskët dhe origjinal”, ka thënë Ora.
“Nuk mund të pres që kjo të fillojë, do të jetë shumë qejf”, ka thënë tutje ajo.