Institucionet e shtetit serb kanë kërkuar largimin e taksës për të vazhduar dialogu, në anën tjetër ka filluar fushatën e dytë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare siç është rasti i fundit me Interpolin.

Edhe gjatë vitit të kaluar shteti serb në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, kishte lobuar dhe madje penguar sipas MPJ-së së Kosovës, anëtarësimin në këtë organizatë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe njëherit ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stcok dhe kryetarit të Interpolit, Kim Jong, nga të cilët ka kërkuar që kjo organizatë ndërkombëtare e policisë mos ta shqyrton kërkesën e Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë. Shteti serb këtë letër ua ka dërguar edhe të gjithë shteteve anëtare të Komitetit Ekzekutiv të Interpolit.

Detajet se çka ndodhi me votat për Kosovën në INTERPOL

“Që nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme e Interpolit në Dubai gjatë vitit të kaluar, nuk kanë ndodhur kurrfarë ndryshime thelbësore që do të ndikonin të heqja dorë nga vendimi i atëhershëm nga mospranimi i Kosovës. Në fakt, ndryshimi i vetëm është në favor të Serbisë kundër kësaj kërkese dhe vërehet në rritjen e numrit të shteteve që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në letrën e ministrit serb Stefanoviq.

Lexo po ashtu:  Nuk jemi kah qajmë për ty, ti shko...

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 
W

Ai në letër gjithashtu ka shkruar se si vetëm ideja e shqyrtimit të kërkesës do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe të akteve të Interpolit.

Ministri serb ka thënë se anëtarësimi në Interpol është i rregulluar me Kushtetutë dhe Rezolutë, për mënyrën se si funksionon pranimi i një vendi në këtë organizatë. Gjithashtu ai ka përmendur edhe Rezolutën 1244 të OKB-së, për të cilën ka kërkuar që të respektohet nga Interpoli.

Kosova bën edhe një përpjekje për anëtarësim në INTERPOL

Ndryshe Kosova sërish ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Interpolit dhe kërkesa e saj tashmë është pranuar nga kjo organizatë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, thotë se Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Www.mekulipress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *