Arkitektë të mesjetës, qytetet e shkreta dhe fshatrat e largëta, ajo që tingëllon si përbërësit e një filmi horror mund të jetë në të vërtetë receta për hotelin perfekt të epokës Covid.

Që nga vitet 1990, Italia ka qenë pioniere e një modeli turizmi të njohur si “albergo diffuso” – ose hotel i shpërndarë. Këto lloj formatesh përfshijnë instalimin e një hoteli të plotë në ndërtesa të ndryshme të një fshati kryesisht të braktisur.

Shumica e këtyre fshatrave shekullorë kanë vuajtur nga shpopullimi ndërsa banorët lëvizin në qytete më të mëdha në kërkim të punës – i njëjti problem që ka frymëzuar shumë fshatra italianë të shesin shtëpi për shumë pak lekë.

Sipërmarrësit e hotelerive i kanë marrë këto qytete fantazmë dhe i kanë shndërruar ato në banesa shpesh luksoze, me turistët në gjendje të qëndrojnë në ndërtesën e tyre individuale, por më pas të hanë në një restorant ose ndoshta të vizitojnë një SPA të instaluar në një pjesë tjetër të fshatit.

Lexo po ashtu:  "VAKSINA DO TË JETË GATI NË…" Bill Gates bën premtimin e madh

Ndërsa udhëtimet fillojnë të kthehen me perspektivën e një vaksine, ka të ngjarë që shumë turistë të favorizojnë akomodimin që ofron mundësinë e distancës shoqërore, dhe pikërisht në këto lloj hotelesh ku çdo gjë bëhet më e thjeshtë në një kohë pandemie.(CNN)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *