Blerja e një parfumi të shtrenjtë nuk ju siguron sukses. Ashtu siç vishni një kostum të mirë, duhet të “vishni” edhe një parfum të mirë. Të paktën kjo është ajo që thonë profesionistët. Mirëpo, truku qëndron edhe tek mënyra se si e hidhni parfumin. Ju mund të keni një parfum të mirë, por në fund reagimi që merrni nga njerëzit që ju rrethojnë nuk është ai që e prisnit. Ne do t’ju tregojmë disa sekrete për përdorimin e parfumeve që mbase do t’ju hyjnë në punë:

Rregulla të përgjithshme:

1. Llojet e ndryshme të parfumeve nuk duhet të përzihen bashkë

Kur përdorni disa lloje parfumesh ( për shembull, një parfum, deodorant dhe krem trupi) blini produkte që përputhen me njëri-tjetrin (mundësisht nga e njëjta linjë). Nuk duhet të ketë aroma të tjera që bien ndesh me parfumin tuaj.

2. Çdo parfum e ka kohën e tij

Mos harroni faktin se aromën e parfumit nuk ta ndjeni ju, por të tjerët rreth jush. Pra, është e rëndësishme që të dini kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Ju duhet të përdorni aroma të lehta gjatë ditës dhe ato pak më të fortat gjatë natës. Një tjetër element është edhe stina. Gjatë verës sugjerohen aromat e lehta, ndërsa kur bën ftohtë ato më të fortat.

Lexo po ashtu:  Çaji i sherebelës dhe dobitë në kurimin e shumë sëmundjeve

3. Parfumi duhet hedhur në lëkurë apo në rroba?

-Ky është ndoshta rregulli më i rëndësishëm: Çdo parfum duhet të aplikohet në lëkurë. Mos e harroni këtë gjë.

-Ekspertët nuk e rekomandojnë hedhjen e parfumit në rroba, sepse mund të lërë shenja dhe për rrjedhojë mund të shkatërrojë veshjet tuaja.

4. Mos i fërkoni duart kur hidhni parfum

Një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë është fërkimi i duarve pasi hedhin parfumin. Nëse e bëni këtë gjë, ju shkatërroni molekulat e parfumit.

Ku duhet ta hidhni parfumin?

-Pas veshëve dhe në kyçet e dorës.

-Pas qafës. Kjo është zona më e fuqishme që e mban më shumë erën se zonat e tjera.

-Në flokë (Disa parfume i thajnë flokët dhe mbase nuk i bëjnë mirë atyre, mirëpo truku qëndron tek krëhëri. Hidhni pak parfum në krëhër dhe më pas krihni flokët. Kjo gjë nuk i dëmton flokët dhe e bën aromën të qëndrojë më gjatë).

Truke

-Është mirë që parfumet të ruhen në një vend të ftohtë.

Lexo po ashtu:  Përgjigju kësaj pyetjeje për të kuptuar ç’ka më shumë rëndësi për ty në jetë

-Mos vendosni parfum në bizhuteritë tuaja.

-Era mbahet më mirë në lëkurë me vaj. Pra, para se të përdorni një parfum, vendosni krem.

-Një ngjyrë e shëndritshme, çmim i ulët dhe era e alkoolit janë shenjat e një parfumi me cilësi të ulët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *