OnePlus tha se nga njëra anë ndihmon përdoruesit të jenë kreativë nga ana tjetër të janë ngritur shqetësime për privatësinë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.OnePlus do të heqë funksionalitetin e “rrezeve X” të OnePlus 8 Pro me një përditësim softueri që do të vijë në ditët në vijim tha kompania.
Gjithashtu do të çaktivizojë përkohësisht filtrin e kamerës që mund të shohë përmes plastikës dhe veshjeve në versionin Kinez të sistemit operativ duke e lënë operacional tek versioni global.
Lajmin kompania e dha në rrjetin social Kinez Weibo. OnePlus tha se nga njëra anë ndihmon përdoruesit të jenë kreativë nga ana tjetër të janë ngritur shqetësime për privatësinë.
OnePlus 8 Pro u lançua në muajin Prill por vetëm javën e kaluar njerëzit zbuluan superfuqinë e smartfonit duke hedhur dyshime serioze mbi atë çfarë kamera e tij mund të bëjë.
Sidukej filtri mund të kapte dritën infra të kuqe që është e padukshme për syrin e njeriut.




