74 për qind e shqiptarëve janë dakord për krijimi e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report TV.

E ndërsa përgjigjet pro bashkimit janë brenda parashikimeve të kombit shqiptar, interesant është fakti se vetëm 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë dakord për bashkimin!

Shumë sondazhe të ngjashme janë bërë vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë dëshmuar se shqiptarët e ndarë të të dyja vendeve në shumicë e duan bashkimin kombëtar. Tema e bashkimit kombëtar është gjithmonë e pranishme edhe në debatet politike në të dy vendet.

Shqiptarët do të bashkohen, sepse është e drejtë e tyre politike, deomkratike dhe historike.

Lexo po ashtu:  E TMERSHME, 30% më shumë kërkesa nga shqiptarët për azil në BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *