66 për qind e të anketuarve në një sondazh të ri besojnë se rikthimi i Donald Trump si president do të ndikojë negativisht në situatën globale.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga një sondazh i realizuar nga Verian për TV 2, percjell MekuliPress.com
Sipas sondazhit, 66 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se Trump do të ketë një ndikim shumë ose disi negativ në botë, ndërsa 17 për qind besojnë se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Po aq persona (17 për qind) mendojnë se rikthimi i tij do të ketë ndikim shumë ose disi pozitiv.
Një tjetër detaj interesant është ndarja gjinore e mendimeve. Gratë janë dukshëm më kritike ndaj Trump-it sesa burrat. Nga gratë e anketuara, 76 për qind besojnë se ai do të ndikojë negativisht, ndërsa te burrat kjo përqindje është 57 për qind.
Në total, 994 persona morën pjesë në këtë sondazh, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi perceptimin publik për ndikimin e mundshëm të rikthimit të Trump-it në skenën ndërkombëtare./MekuliPress/