Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ishte e para që mori biletën për në finalen e madhe të festivalit të këngës Eurovision.

Anxhela që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”, do të përformojë sonte e dyta me radhë, shkruan Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka ftuar shqiptarët që ta votojnë.

“Sonte është nata finale e Eurivizionit. Unë do performoj e dyta. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, mund të votojnë në nr e shtetit përkatës, me kodin 02, në momentin që fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”, ka shkruar ajo.

Kënga dhe performana e Anxhelës u pëlqye shumë dhe madje u krahasua me divën e muzikës Beyonce.

Përpos Peristerit, në festivalin e këngës është dhe një tjetër shqiptar, që përfaqëson Zvirën.

Bëhet fjalë për Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), i cili është po ashtu në finale dhe është pëlqyer shumë.

Lexo po ashtu:  Kostumet rozë të veshur nga këto të famshëm shqiptarë, trendi më i ri i sezonit

Gjon Muharremaj është 22 vjeçar, është me prejardhje shqiptare, me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, por që është rritur në Zvicër.

Për herë të parë në njëmbëdhjetë vjet, Zvicra po paraqet përsëri një titull francez. “Tout l’univers” do të thotë “I gjithë universi”. Bëhet fjalë për mbajtjen e shpresës së dashurisë pavarësisht kaosit në botë.

Përpos Shqipërisë dhe Zvicrës, në finale janë edhe Greqia, Finlanda, Bulgaria, Moldavia, Portugalia, Serbia, Islanda dhe San Marino.

Ne i urojmë fat të dy shqiptarëve në Eurovision dhe ftojmë të gjithë ata që munden, që t’i votojnë./BS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *