Nga Albert Vataj

Kur themi Migjeni nënkuptojmë poezinë, atë za qi ai zgjodhi me kushtrue dhe me gjëmue, at za qi këndoi dhe piskati kohëve të fatit të keq.
Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i zashëm i brendisë së atij shpirti kryengritës.

Megjithë se nuk reshtën së anatemuari kryeveprën e tij, zanin britës të revoltës së tij, ai asht si atmot e tash, po kaq i magjishëm me vargun e farkëtuar në shpirtin e mraztë e trupin delikat, në zemrën e Vezuvtë e shëndetin e molisun nga tuberkulozi.

Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku nër ne një grusht për me i ra malit që s’bzan.

Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve ’30. Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që përdori i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  GJERGJ FISHTA -KOHA E ARDHSHME E SHQIPNIS, 1923

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *