Një tragjedi ka ndodhur ditë më parë në një familje shqiptare nga Kosova në Zvicër. Tragjedia nisi më 21 shtator, ku djali i familjes Lirim Neziraj, 20 vjeç, autik dhe i sëmurë nga epilepsia, ndërroi jetë nën shinat e trenit në Oerlikon të Zyrihut.

Si shkak i dhimbjes së tmerrshme për largimin nga jeta të të birit, i ati Hamëz Neziraj, 62-vjeç, 5 ditë më vonë pësoi sulm në tru, ku për pasojë ndërroi jetë.

Familja Neziraj ka njoftuar se dy familjarët e tyre do të varrosen sot në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Familja shqiptare jetonte në një nga azilet e Zvicrës. Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, nëna, vajza dhe djali tjetër i kësaj familje, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Kosovës, e kështu ata nuk marrin dot pjesë në varrimin e dy njerëzve më të dashur të familjes.

Lexo po ashtu:  Kidnapimi i tre policëve kufitarë dyshohet se ndodhi 300 metra brenda territorit të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *