Organi drejtues i Dhomës së Deputetëve Spanjollë (i ashtuquajturi ‘Mesa del Congreso’) ka pranuar kërkesën e tre palëve për të krijuar një komision hetimor për rastet e mundshme të abuzimit të fëmijëve të kryera brenda Kishës Katolike. Ky është hapi i parë drejt analizimit, diskutimit dhe votimit të kërkesës nga parlamentarët.

Kërkesa u bë nga Podemos, një nga dy anëtarët e koalicionit qeverisës të qendrës së majtë, dhe nga dy parti të Katalonjës dhe Vendeve Baske (Esquerra Republicana dhe Eh Bildu).

Vota e Partisë Socialiste (PSOE), anëtarit kryesor të qeverisë, do të jetë vendimtare për t’i hapur dritën jeshile komisionit hetimor. Formacioni i kryeministrit Pedro Sánchez ka lënë të hapur mundësinë për të votuar pro, por nuk përjashton edhe mundësitë e tjera.

“Jemi të përkushtuar për të gjetur formulën më të mirë të mundshme për t’iu përgjigjur kësaj situate të dënueshme”, tha zëdhënësja e qeverisë, socialistja Isabel Rodríguez, në një konferencë për shtyp.

Në Spanjë, po flitet gjithnjë e më shumë për një veprim nga shteti ose një komision i pavarur për të sqaruar rastet e supozuara të pedofilisë brenda Kishës Katolike, në vazhdën e asaj që ka ndodhur tashmë në vende të tjera si Franca, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu:  "E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën…, ta dashurojmë dhe ta përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmen rrugë dhe shpëtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *