Avni Abazi: Stop diskriminimit

Në botë zakonisht ata që ndajnë gjykimin për të tjerët që punësojne janë shumë të kujdesshem se si i dizajnojne ‘Open calls’ thirrjet për punësim të të tjerëve dhe në menyre të veçant janë të kujdesshem ndaj kategorive të margjinalizuara.

Në rastin e ligjberësve ky kujdes do të duhej të ishte edhe më i madh dhe logjikisht nëse kjo që është duke ndodhe me bërjen e bordit të ri të RTK-s, kudo në botë do të konsiderohej ‘pa pjekuri’, tendence e ulët, e amatorizem për të eleminuar njerz që në fakt kudo në botë do nderoheshin duke I emruar e madje në raste si Amerika do kishin trajtim special për ekspertizën e tyre. Është anti ligjore, anti kushtetuese dhe totaloshtë e pa pranushme që një person në moshë të diskriminohet dhe të mos i lejohet të jete pjese e një gare ku kerkohën aftësi të veçanta mbi ‘imazhin në fotografi’ siç është televizioni publik. Pesha e fjalës dhe ekspertiza profesionale vjen bashkë me moshën të nderuar deputete, sepse siç mund ta dini Bordi është në radhe të parë keshilldhenes dhe përpilues politikash e jo për ngritje peshash dhe punë fizike ku kërkohet rinia, forca fizike dhe symprehtësia e shqiponjës.

Lexo po ashtu:  A ishin zgjedhjet e fundit “debakël” për Lëvizjen Vetëvendosjes apo rezultat lehtësisht i parashikueshëm?

Në mandatin tim dy vjeçar në këtë bord me patjetër me duhet ta sjell të madhin Ali Podrimja, i cili ishte në pension kur u zgjedh në atë bord por kontributi i tij ka qënë i jashtëzakonshem pa çka se të zgjedhurit e politikës e mundinin me vota të ndjerin. Pra në vend që të zgjedhen më shumë si Ali Podrimja, në menyrë që integriteti dhe dituria ta mundin ndikimin e politikës dhe paditurinë, ju të dashur deputete po deshironi të ja pa mundesoni njerzve të till garën!

Njerëzve që krejt jetën ja kan kushtuar profesionalizmit. Të jeni të sigurte që RTK-ja është në gjendjen ku është sepse në borde gjithmonë kan futë njerz të pa dishem dhe të pa eksperience që kan ardhe nga politika dhe asnjë her nuk u respektu ligji që kerkon decidivishte që në bord të këtë njerz nga fusha e medias, filmit dhe kinematografisë në mënyre që shikuesi të mos gerrdutet nga humori banal i serialeve dhe nga gazetaret që bastardojne gjuhën në çdo fjalë në fjali. RTK-s i nevojën njerz kredibil e me integritet që kanë eksperiencë dhe me dije të mund ta kthejnë këtë medium në rrugën e duhur. Vetëm të pa dishmit i frikësohën dijes dhe ekspertizës së njerzve të dishem.

Lexo po ashtu:  Kujdes nga grackat e kapitalizmit të rehatisë

Në anën tjetër është për të ardhur keq që ka deputet që kerkojne që në testim për nivelin ma të lartë të një institucioni siç është Radiotelevizioni i Kosovës të kërkohet që kandidatët të testohën me shkrim. Ju lutem… Kjo është ma shumë se budallaki! Në fakt do ishte shumë ma profesionale nëse në mesin e deputeteve të kishte persona si Duda Balja që të thonë të vërtetën së çfarëdo komisioni i përbëre nga deputetet do të ishte jo profesional për të intervistuar njerz që do të jenë bordi i ardhshëm i Televizionit Publik.

Adem Demaqi, Ali Podrimja dhe Milazim Krasniqi janë zgjedhur nga një Komision prej 7 anetarësh. Tre nga bordi i RTK’s, tre nga bordi I KPM-s dhe një nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Politika aso kohe bëri çdo gjë që kishte në dorë dhe këtë protces të shortimit të listës të kandidateve, gjegjsishte perzgjedhjes se bordit të RTKs e kthej në dorë të partive Politikë në kuvend ku fatkeqsishte për dhjetë vitë është bërë pazare më emrime jo veç në RTK, po në të gjitha nderrmarrjët publike.

Lexo po ashtu:  Si e shiti Basha krimin e tij si i ‘viktimizuar’ në stilin serb të rastit ‘Panda’ në Pejë

I bëj lutje çdo anetari të këtij komisioni që nëse nuk ka kohë që kjo punë të delegohet në një Komision ekspertesh të paktën të jeni fer dhe njerzor ndaj atyre kan vendosë të ju dalin përball. Mos harroni që për një dekade intelektualet as që lodheshin të konkuronin nē pozita të larta sepse e dinin që ma pa intelektualet dhe servilet gjithmonë zgjidheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *