Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Dëshira e madhe për të ngrënë mund të vijë nga mungesa e gjumit. Një studim i publikuar në revistën Journal of Neuroscience tregon se ekziston një lidhje midis mungesës së gjumit dhe dëshirës për të konsumuar gjithnjë e më tepër ushqim të shpejtë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Studimi u krye mbi 32 pjesëmarrës të cilët konsumuan të njëjtat ushqime dhe u ndanë në dy grupe të ndryshme, ata që flinin mirë dhe ata që rrinin pa gjumë.

Rutina e tyre u monitorua nëpërmjet testeve të sheqerit në gjak, testet e hormoneve dhe intervistat për të përcaktuar se si ndiheshin në lidhje me ushqimin.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit e privuar nga gjumi ishin të gatshëm të paguanin më shumë për një ushqim të shijshëm, por jo të shëndetshëm, sesa ata që ishin të çlodhur.

Lexo po ashtu:  Kriza e shëndetit mendor në Europë në të dhëna: Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?

Studimi tregoi se dëshira për të konsumuar gjithnjë e më tepër ushqim të pa shëndetshëm sjell probleme nga më të ndryshmet në organizmin e njeriut. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *