Prokuroria e Shtetit ka nxjerrë aktvendim për hetimin e kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesit të tij, Fatos Sahiti, nën dyshimet se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Në Prokurorinë e Shtetit kanë thënë se Molliqaj e Sahiti janë duke u hetuar për sulm, dhe se në këtë rast edhe pse duhet ende të ndërmerren veprime hetimore pritet të ketë aktakuzë.

Kujtim Munishi, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, një ditë pas publikimit të pamjeve nga momenti kur prokuroria dyshon se Abazi është sulmuar, ka thënë për gazetën se deri tash janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore.

Lexo po ashtu:  Kosovë, Vdes edhe një mjek shqiptar nga koronavirusi

“Në rastin konkret ka dy të dyshuar. Prokuroria deri tani ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit të tyre. Rasti është në procedurë e sipër”, ka thënë ai.

Sipas Munishit, për momentin ata janë duke u hetuar për veprën penale të sulmit. Ai ka thënë se rasti mund të përfundohet nga ana e Prokurorisë me afat jo të largët. /KD/MekuliPress /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *