Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Dronë bombardues sulmuan gjatë natës dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në lindje të Arabisë Saudite. Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin, por sulmi u mor përsipër nga militantët e organizatës “Huthi”  në Jemen.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Pavarësisht thirrjeve për çtensionim, Irani kreu një sulm të paprecedentë ndaj furnizimit botëror me energji. Nuk ka asnjë fakt se sulmi është kryer nga Jemeni”-deklaroi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Irani mohoi përfshirjen në sulm, duke i quajtur akuzat “të verbëra e të pakuptimta”. Më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, të përfshirë në konflikt me ushtrinë saudite në Jemen mori përsipër sulmin. “Misioni është një e drejtë legjitimi dhe natyrore për të reaguar ndaj krimeve, sulmeve dhe bllokadës saudite gjatë 5 viteve të fundit”– deklaroi një zëdhënës i  militantëve. Pas këtij sulmi, kompania shtetërore e naftës Aramko reduktoi prodhimin e naftës me 5.7 milion fuçi në ditë, çka përbën gati të 50% e totalit të naftës që prodhon Arabia Saudite.

Lexo po ashtu:  “Be taken by Albania”, nis fushata ndërkombëtare për promovimin e turizmit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *