Sulmohet mjekja në QKFM të Sharrit (ish Dragashit) 

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Sharr (ish Dragash)
Më 18.06.2021 afërsisht në ora 12:00, sulmohet mjekja në QKMF të Sharrit (Dragashit)
Sipas burimeve tona, sulmuesit janë Granit Rifaj, asambleist i PDK-së dhe prindi i tij, Lulzim Rifaj, një ish konsull, tash nëpunës i “Ministrisë së punëve të Brendshme”, në “Zyrën e Vulave Apostile” në Prishtinë.
Viktima Dr. Besa Kolloni, zyrtare përgjegjëse për vaksinim, sulmohet fizikisht dhe fyhet me një gjuhë seksiste nga Granit Rifaj. Viktima për fat pëson lëndime të lehta edhe pse sulmuesit e përplasin për muri. Duke sharë e bërtitur sulmuesit, pas pak, vetë e kanë përfunduar sulmin.

Me vonesë, pas 30 min. arrijnë Policia Lokale në vendin e ngjarjes.
Mjekja intervistohet nga ta bashkë me sulmuesin Granit Rifaj, kurse ish konsulli Lulzim Rifaj, sipas burimeve të redaksisë Mekulipress, nuk intervistohet ngase nuk e përfill urdhrërin policor.

Askush nga stafi i QKFM-se nuk del të jetë i  gatshëm për të dëshmuar.

Lexo po ashtu:  Mbi 500 të vrarë në sulmin izraelit në Spitalin Baptist në Gaza

Policia ka bërë një kallëzim penal kundër djalit Granit Rifaj, por jo kundër ish Konsullit Lulzim Rifaj, i cili është thirrur për intervistë nga policia lokale, por nuk është paraqitur me arrogancë, pas telefonatës së bërë nga policët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *