Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit J.I., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I dyshuari J.I., më 15 qershor 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur, është ndaluar, pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (të dëmtuarën-e mitur) dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Lexo po ashtu:  OKB: Të rinjtë në Gaza shpresojnë të vrìten që të marrë fund makthi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *