Shkruan: Shqiptar Oseku

Veton Surroi paska shkruar se RKS duhet të bëjë më shumë që t’i përafrojë serbët. Ky është brezi i parë serb që do të kalojë nga kokrra e plumbit në kokërr vote, shkruan Surroi. Prandaj shteti duhet t’u qaset paqësisht, me fonde e me mirëkuptim.

Veton Surroi është humanist. Kjo ka qenë përherë pika e tij më e fortë dhe më e dobët njëherësh. Ai kujton gjithmonë se gjjndja janë të arsyeshëm dhe se ka një kompromis për çdo problem. Sillu me tjetrin si do të doje që tjetri të sillet me ty, etj etj. Ne të gjithë do të donim që bota do të ishte si e do Surroi, plot me biseda të holla e pleqërime të arsyeshme. Por ncuk: në Ballkan këto s’bëjnë punë. Prandaj Surroi ka dështuar çdo herë nëpër zgjedhje e referendume.

T’i qasemi komunitetit serb me privilegje të veçanta, me fonde e me mirëkuptim? Bah. Këtë rrugë të Surroit kemi ndjekur që nga mbarimi i luftës. Dhe evidenca na e dëshmon katërçipërisht të kundërtën. Sa herë që dikush i merr me të mirë serbët e Kosovës, ata çohen pesh.

U jep pakon Atisaari? T’i zënë rrugët nacionale! U jep kuota në parlament? Të bojkotojnë betim e seanca! I fut pa konkurs në polici e gjyqësor? Raportojnë në Beograd! E mbyll njërin sy kur marrin rroga nga Serbia? S’të paguajnë as rrymë as ujë! U jep autonomi, të pashembullt në Europë? Të lypin shtet brenda shtetit – e ta bëjnë puç me armë!

Lexo po ashtu:  Në kërkim të Albin tradhëtarit

Për t’i kuptuar serbët e Kosovës, do kuptuar qartë një gjë. Serbët e Kosovës janë komunitet supremacist. Shumica syresh janë pasardhës kolonësh që u instaluan këtu nga shteti në vitet 1920-1930, me idenë për ta rikrijuar demografinë e Mesjetës. Nën Titon ata ruajtën privilegjet, si element sllav në një krahinë shqiptare. Me nacionalizmin e Millosheviçit, ata u shpallën edhe zyrtarisht Herrevolk mbi shqiptarët. Këtë mendësi supremaciste ata e ushqejnë edhe sot. Kur u bën lëshime serbëve të Kosovës, mos prit kurrë prej tyre mirënjohje a lojalitet. Përkundrazi, kjo veç ua forcon bindjet supremaciste. Zatën ky është thelbi i supremacizmit. Mirënjohja e lojaliteti janë ndjenja që pushojnë mbi barabarësi, njerëzore a qytetare. Si të ndihet mirënjohës a lojal ndaj teje dikush që ndihet superior mbi ty?!

Kjo trashëgimi supremaciste serbët i ka kthyer në komb kriminelësh. Ata ishin të mobilizuar i madh e i vogël në aparatin represiv të Serbisë. Ne themi shpesh se nuk ka familje shqiptare që s’ka pësuar krime gjatë luftës. Për serbët e Kosovës vlen e kundërta, s’ka familje që s’është zhytur në krime a abuzime. Surroi këto i di fort mirë. I tillë ishte sistemi, ishte e pamundur që të ishe shqiptar e i padëmtuar – njësoj siç ishte e pamundur që të ngeleshe serb e i papërlyer. Regjimi kujdesej për këtë.

RKS ka te tentuar tash një çerek shekulli që ta sfidojë këtë trashëgimi por ka dështuar, mu pse ka ndjekur këshillat nga Surroi & Co, duke u dhënë “të drejta të veçanta” (lexo: privilegje) serbëve çfarë s’u ka dhënë të tjerëve. Në realitet pra, RKS e ka vazhduar politikën e vjetër të privilegjeve për serbët, ndërsa ka shpresuar se do të braktisin mendësinë e vjetër supremaciste.

Lexo po ashtu:  Kujt i shërben Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani?

Rezultati u pa në Banjskë. Kur Surroi kërkon (sërish) që RKS edhe mbas Banjskës t’u qaset serbëve me privilegje të reja, ai de facto propozon që serbët t’i shpërblejmë pse tentuan një puç. Ky është definicioni klasik i budallikut: kur njeriu përsërit sjellje të vjetër e pret rezultat të ri.

Nëse duam vërtet të integrojmë serbët lokalë, duhet të ndryshojmë qasje. E para, duhet të kuptojmë se na duhet një strategji e qartë dhe afatgjatë, që vepron në mënyrë konsekuente ndër disa breza. Surroi ka të drejtë, kjo është hera e parë që serbët e Kosovës kalojnë nga kokrra e plumbit në kokërr vote. E pra, një ecuri e tillë komplekse nuk shkon shpejt, aq më shumë në një komunitet supremacist, e me një Beograd revanshist matanë kufirit. Ndryshimi do të kërkojë 50 vjet në minimum.

E dyta, kjo strategji afatgjate nuk ndërtohet me privilegje, po me balans midis të drejtave e detyrimeve qytetare. Nga paketa e Ahtisaarit duhet mbajtur anët e mira por RKS duhet që gjatë këtyte viteve të braktisë gradualisht ndërtimin komunitar. Në vend të tij, RKS duhet të ndjekë shembullin amerikan, francez dhe gjerman, e të bëhet shtet unitar i qytetarëve. Meqë këto tri shtete po insistojmë që ta integrojmë komunitetin serb, sigurisht se do të mbështesin zgjidhjet efikase që kanë bërë vetë.

Lexo po ashtu:  Nuk është problem flamuri, por duart që e ngrejnë

E treta, kjo strategji e re kërkon që një kuti të re veglave ligjore në dorë të shtetit. RKS ka nevojë për një ligj për xhandarmeri paraushtarake, e një ligj tjetër special për guvernatorë shtetërorë në regjione problematike, ngjashëm me modelet e përdorura nga Italia në Sicili dhe nga Franca në Korsikë. Këto dy shtete miqësore me Serbinë mund t’ua shpjegojnë serbëve se sa demokratike janë këto institucione.

Puna është se Surroi ka të drejtë në parim, RKS duhet vërtet të bëjë më shumë për të integruar serbët e Kosovës. Vetëm se mjetet që kërkohen për të arritur sukses janë krejt të tjera nga ato që propozon ai. Një komunitet supremacist nuk integrohet dot me privilegje komunitare. Ai integrohet me vlera qytetare, me balans midis të drejtave e detyrimeve, e me vegla të fuqishme juridike. RKS ka nevojë për një strategji integruese afatgjatë, një shtet unitar e qytetar, e guvernatorë me xhandarmeri. Ndryshe të gjithë, edhe serbët, pro edhe ne, do të ngecim në mendësitë e së kaluarës.