Mbështetësit e armatosur në Donald Trump, të armatosur me armë automatike dhe me kryqe në qafë, protestuan në qytete të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përforcuar pretendimet e presidentit për parregullësi në votime.

Qindra tubuan në Feniks, Arizona, por edhe në shtete të tjera, si Miçigan, Xhorxhia, Dakota e Veriut dhe Pensilvani. Me flamuj “MAGA – Make America Great Again” protestuesit bërtisnin se Joe Biden po kryente konspiracion me mediat për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Në Miçigan pati edhe përleshje mes mbështetësve të Trump dhe Biden, ndërsa në Atlanta, Xhorxhia, efektivët e Policisë ndërhynë për të ndarë të dy palët dhe përshkallëzimin e situatës.

Tubime të ngjashme mendohet se do të përfshihen edhe në strategjinë e Trump për të luftuar rezultatin e zgjedhjeve në gjykata.

Lexo po ashtu:  Për me u bë 2 vite Kryeministër, ja fali Malit T'zi 8000 hektar tokë, ??? ????????? ?????? ?????????̈?? ??̈ ??????????̈: ??? ? ?????? ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *