Qëndrojmë para një të vërtete e cila është sa e dhimbshme aq edhe misterioze për të gjithë ne. Kanë kaluar plot 97 vite larg nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes më të “frikshme” e cila nuk është zbardhur institucionalisht edhe sot e kësaj dite. Shën Naumi ngelet një temë e nxehtë gjithmonë, për shkak se doktrina të reja kanë ndërhyrë duke e prishur imazhin dhe duke fshehur arsyen e vërtetë të këtij veprimi.

Po le të lexojmë pak shkruesin e këtij akti, një nga njerëzit më të ditur që vendi jonë ka nxjerrë, Mit’hat Frashërin tek na tregon dhe shpjegon gjithë ndodhinë. Le të lexojmë pak edhe përshkrimin dhe analizën që editorialisti Mentor Nazarko i bën kësaj çështjeje. Por le të lexojmë pak edhe se cili ka qenë vendi me të cilin është shkëmbyer Shën Naumi dhe cili ka qenë roli i tij në atë kohë.

Ja dhe çështjet që mund t’i lexoni të zgjeruara më poshtë

Flet autori i nënshkrimit të marrëveshjes së Shën Naumit me Serbinë. Ja si qëndron e vërteta

Teza e shitjes së Shën Naumit është një nga më të njohurat dhe gati më të rëndësishmet për ne, pasi ato që na janë treguar dhe historia që vjen deri në ditët tona është që, Shën Naumi i është shitur ose dhuruar Jugosllavisë për arsye që askush nuk i di, por ja kun a vjen një rrëfim nga personi që e ka mbrojtur këtë tezë me gjak, një nga atdhetarët më të ditur dhe intelektual të kohës, një nga njerëzit që aq shumë ka dhënë për vendin dhe tokën shqiptare, Mehdi Frashëri. Mehdiu nuk ka qenë një njeri që ka dashur në një mënyrë a në një tjetër të dëmtojë vendin e tij, përkundrazi jeta e tij është e mbushur me veprimtari atdhetare, duke marrë parasysh edhe prejardhjen.

Pra na ky rrëfim na vjen nga një njeri që dinte se çfarë bënte dhe si e bënte.

Ai thotë se: “Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: “Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: “jusu’a Shën-Naum”, nuk thotë “y compris Shën Naaum”.

Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t’i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue “ball Platz” it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen “jusqu’ a Shën-Naum” ç’kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste.

Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.

Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës.

Kjo Gjykatore vendosi: “Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t’i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t’ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit.

Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej.

Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t’i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat.

Ky katund po t’i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m’anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T’arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.”

Kjo është një pjesëz e shkëputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frashërit dhe përfshin fillimin e viteve ’20, kur Shqiperia bëri në terren rakordimin e kufijve me fqinjët e saj

“Pasi mbaruam zonën e Liqenit të Prespës dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam ne Pogradec për të caktuar zonën e Shen-Naumit e të Malit të Thatë. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shën-Naumit në jug dhe zona e Vermoshit në veri kishin mbetur të pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencës së Parisit, duke i thënë se Shën-Naumi në jug dhe Vermoshi në veri -i takonin Jugosllavisë. Për këtë arsye, caktimi i kufijve në këto dy zona- ishte shtyrë për në vitin 1924.

Konferenca e Londonit më 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit më 1921, në vendimin e tyre kishin thënë se kufiri shqiptar në breg të Liqenit të Ohrit vete deri në Shën-Naum, por nuk thuhej nëse inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nëse Shën-Naumi është i përfshirë apo i përjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqipërisë, por, meqënëse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, çështjen ia referoi Lidhjes së Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hagës. Derisa të dilte vendimi i Hagës, në pezulluam caktimin e kufijve- vetem në pjesën që ndodhej afër Shën-Naumit, dhe pjesët e tjera i mbaruam me gjithë piramidat e tyre. Se andejmi shkuam në Shkodër, mbasandej në Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar pranë Konferencës se mali që quhej Vermosh, ka hyrë brenda në Jugosllavi tepër thellë dhe prandaj krijon një pengesë për rrugët e komunikimit midis Ipekut, Gusinjës, Plavës e Podgoricës. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdhër Komisionit të Kufijve që çështjen e Vermoshit ta hetonte në vend, kështu që u ngritëm e vajtem në Podgoricë dhe se andejmi në Andiravic, Plavë, Gusinjë e Vermosh. Në vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptarëve e jugosllavëve, ishte caktuar një zonë neutre dhe kështu Vermoshi ndodhej brenda kësaj zone e pa ndonjë autoritet.”

Pra Shën Naumi nuk është shitur e aq më pak dhuruar tek askush e asnjë. Duhet ta pranojmë që ishim një shtet që s’mund të quhej i tillë. Nuk kishim akoma Kushtetutë të saktë, ndaj dhe marrëveshjet ishin të domosdoshme. Ata që i kanë bërë nuk kanë qenë kundra vendit dhe në anën e atyre që gjithmonë kanë dashur të na hedhin poshtë, po kanë luftuar që të merrnin pikat strategjike, në mënyrë që mbrojtja të ishte më e lehtë dhe manovrimi po ashtu. Fakte janë shprehur, e shumë të tjera për një arsye a për një tjetër nuk bëhen të ditura. Megjithatë e vërteta qëndron e bardhë mbi të zezë “Kush ka sy e shikon, e kush ka vesh e dëgjon”.

Roli i Zogut në shkëmbimin e Shën Naumit dhe përse u mor ky vendim ( analizë nga Mentor Nazarkos)

Ne jemi një popull që historikisht kemi qenë të lidhur me tokën tonë, me atë që ma ka shkelur këmba e na ka dashur zemra. Gjithmonë kemi luftuar për tokën, e gjithmonë kemi për ta bërë se na vjen vetvetiu, pa e kuptuar. Një fakt shumë i rëndësishëm dhe që na vjen sot, ndoshta me urrejtje, mllef e mëri të madhe është çështja e Shën Naumit tokës shqiptare që iu kaloi sllavëve. Kush nuk ndihet keq që përveç dëmeve të tmerrshme psikologjike që na ka lënë komunizmi, të ka ketë lënë mangët edhe në histori, kulturë e traditë, duke u munduar që gjithçka ta shesi sipas propagandës së tij. Një nga ato fakte që e ka “pësuar” është e Shën Naumi dhe historia e tij. Nuk mund të pranohej kurrsesi që mbreti Zog ka dhënë diçka për Shqipërisë, sepse atëherë i binte të kundërshtonte veten dhe të pranonte historinë e vërtetë, dhe këtë nuk mund ta lejonte. Editorialisti Mentor Nazarko është shprehur rreth kësaj çështjeje në disa shkrime të tijat, e sidomos tek ai i “8 mite të pavërteta rreth Mbretit Zog”, ku në mitin e katërt thuhet: Miti i katërt, Zogu i dha Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit serbëve sipas Marrëveshjes me Pashiçin – ky mbetet të jetë koncesioni më i madh. Na duhet të riinterpretojmë faktet apo të nxjerrim në dritë më të plotë faktet që historiografia e majtë, edhe në ditët e sotme, i mban në errësirë. Marrëveshja me Pashiçin s’ishte marrëveshje ndërshtetërore, por marrëveshje midis dy personave privatë, megjithëse të dy u bënë kryeministra disa muaj pas kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, nga 16 pika të kësaj marrëveshjeje, nuk ka realizim të asnjërës, me përjashtim të realizimit të pjesshëm për Shën Naumin dhe Vermoshin, por me shkëmbime territoresh, që ka nevojë për sqarim. Ishte me të vërtetë kontradiktore logjika krahasuese e një historiani të çështjeve diplomatike para pak ditësh në një artikull. Ndërsa nuk e quante marrëveshje, të ashtuquajturën Marrëveshje të detit me Greqinë, meqenëse nuk u ratifikua në parlamentet e të dyja vendeve, konsideronte marrëveshje atë të Zogut me Pashiçin, që s’kaloi asnjë hap të iterit diplomatik. Inercia e tij në qëndrimet e dikurshme shkonte dhe më tej. Ai fliste me hollësi për sipërfaqet që Zogu i dha Jugosllavisë në Vermosh – jo tërë Vermoshin – por konsideronte të parëndësishme ato sipërfaqe që Zogu i kishte marrë në këmbim Jugosllavisë në zonën e Pogradecit, pa dhënë emrin e tyre, por vetëm të një fshati – Peshkëpije”.

Kjo nuk është një analizë që vjen e bazuar në fakte historike dhe të mbrojtura nga historianë të ndryshëm në kohë të ndryshme. Po a ka vende kjo për dyshime?! A ngre kjo çështje hipoteza të reja dhe fakte të reja historike, të cilat me qëllim janë fshehur me kohën?! Ediotialisti Nazarko ngre që pyetje që rrjedhimisht merr hovin që duhet “Cili prej historianëve dominantë ka bërë ndonjë analizë të vlerës strategjike të këtyre territoreve, por vazhdimisht paraqitet sikur Zogu dha pa asnjë kundërvleftë Shën Naumin? A kishin këto territore afër një rruge të rëndësishme që lidhte Tiranën me Korçën dhe juglindjen e Shqipërisë ndonjë vlerë strategjike dhe si raportohet kjo vlerë në raport me vlerën e Shën Naumit, arsyetim që e bënte Mehdi Frashëri, diplomati i shkëlqyer, mbrojtësi i Çamërisë dhe negociatori i marrëveshjes? Kur të bëhet kjo analizë, atëherë në mënyrë të qetë mund të pranojmë tradhtinë e Zogut me Shën Naumin. Më në fund, edhe po të konsiderosh marrëveshje atë me Pashiçin, Zogu nuk respektoi kurrfarë pike tjetër” …

Kush është fshati që u fitua nga shkëmbimi i Shën Naumit?!

Kur flasim për zona të rëndësishme, një prej tyre është padyshim edhe Peshkëpi në Pogradec, i cili mesa duket ka një rol shumë të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Cili ka qenë roli i këtij fshati dhe për çfarë shqyhet kaq shumë sa të detyronte negociatorët shqiptarë në Konferencën e Londrës të ndërrkonin Shën Naumin me Peshkëpinë?!

Thuhet se Peshkëpia ishte shumë e rëndësishme në atë kohë për shkak se aty kalonte një rrugë shumë e rëndësishme që lidhte Pogradecin me Korçën dhe kufiri Jugosllav në atë kohë ishte shumë afër. Ndaj dhe për të shmangur “atentatet” dhe luftërat e mëtejshme, u bë një marrëveshje zotërinjsh, pa shkresa aktmarrëveshje, thjesht me fjalë për shkëmbimin e këtyre dy vendeve, të cilat (duhet ta theksojmë këtë) ishin tokë shqiptare.

Fshati Peshkëpi sipas të dhënave të grumbulluara del se ka qënë dikur një qendër episkopale, d.m.th., qendër kishtare rajonale, e cila shtrinte ndikimin e saj në një teritor të gjerë. Vetë emri “Peshkëpi”, vjen nga fjala Peshkopatë ose Episkopatë, selia ku rinte e punonte Peshkopi. Në dokumentet turke, në Defterin e taksave për Sanxhakun e Ohrit të vitit 1583, ku bënte pjesë dhe krahina e Gorës, është regjistruar me emrin “Piskopija”. Në këtë fshat janë regjistruar 67 subjekte që duhet të paguajnë taksa; prej tyre 5 familje myslimane dhe 1 beqar, ndërsa nga të krishterët 53 familje dhe 8 beqarë.

Nga fiset e vjetra vendase përmenden fiset: Pilinçi, Karoli, Kaçorri. Në historikun e fshatit përmendet si figurë e shquar Bendo Shapërdani, hero í rezistencës kundër sundimit otoman, fillim í shekullit XIX. Banorët e fshatit tregojnë se kanë dëgjuar nga të parët e tyre, që dikur fshati ka qënë shumë i madh dhe shtrihej diku mbi fshatin e sotëm.

Popullsia arrinte në disa mijëra banorë. Prania e 5 vendeve me emra kishash, dëshmon për madhësinë e fshatit dhe e mbështet supozimin e qendrës së dikurshme kishtare. Sipas të dhënave gojore të banorëve, fshati i dikurshëm është djegur nga turqit dhe një pjesë e banorëve janë larguar. Në gravurën e bakërt të Zhefaroviçit në vitin 1743, bie në sy pamja e një fshati me simbolin e një kishe që mban emrin Episkopi. Fshati është vendosur mbi Manastirin e Shën Naumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *