Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët prezantoi për publikun një grup djemsh nga Hora e Arbëreshvet (Piana degli Albanesi), në Sicili, të cilët shkruajnë dhe kompozojnë këngë në arbërisht.

Këta të rinj përcjellin me muzikën e tyre, në një udhëtim të përmalluar drejt rrënjëve, një kulturë që jetohet përmes syve të të rinjve.

Grupi muzikor arbëresh mban emrin “Shega”. Megjithëse vijnë nga një katund arbëresh, me artin e tyre, djemtë e “Shegës” kanë mundur të kapërcejnë kufijtë lokalë, krahinorë e shtetërorë. Së shpejti ata do të ndërmarrin një turne në Zvicër.

Muzikantët arbëreshë do të jenë në Zyrih të Zvicrës më 18 qershor. Me rastin e koncertit do të ekspozohen foto të Alessandro Ferrantelli dhe Maria Calderone, dy artistë profesionistë që ndër vite kanë dokumentuar kulturën arbëreshe me ngjyrat lokale që e karakterizojnë.

Ekspozita e titulluar “ZËMBRA ARBËRESHE” ka për protagoniste gratë e Horës së Arbëreshvet, me veshjet e tyre të magjishme tradicionale.

/ata.gov.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *