Poezi nga Dritëro Agolli
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.
Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…





