Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Tahir Ahmeti, i cili është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka deklaruar se institucionet duhet të bëjnë përgatitjet maksimale dhe profesionale për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjor.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.

“Me fillimin e muajve të verës dhe temperaturave të larta, fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore.

Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Andaj institucionet përgjegjëse duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore”, ka shkruar Tahiri.

Lexo po ashtu:  Fund pushtimit, masakrave dhe shovinizmit serb mbi shqiptarët e Kosovës - 20 vite nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Kujtojmë se vetëm gjatë periudhës kohore, janar – mars te vitit 2019 kanë qenë gjithsej 4307 zjarre që e kanë kapluar vendin tonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *