Një incident diplomatik është konsumuar së funmdi mes SHBA dhe Francës që ka çuar deri në thirrjen e ambasadorit amerikan në Paris, Charles Kushner për sqarime. Sqarimi erdhi pasi Kushner publikoi një letër të hapur përmes së cilës akuzonte qeverinë franceze se nuk ka bërë sa duhet për të luftuar antisemitizmin në Francë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nga ana e vet, qeveria franceze e ka cilësuar të papranueshme akuzën e Kushner, në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti.
Letra u publikuar të dielën në gazetën “The Wall Street Journal” dhe lidhur me komentet e tij ka reaguar në mënyrë konfirmuese edhe numri dy i Zyrës së Shtypit në Departamentin e Shtetit, Tommy Pigott. Pak kohë më parë qeveria franceze vendosi njohjen e Palestinës si shtet, akt që u pasua nga disa vende të tjera dhe që nuk është pritur mirë nga SHBA.





