Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Sipas mediave turke, lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje.

Ndërsa sipas USGS, Instituti Amerikan i Gjeofizikës, magnituda e tërmetit është 7 ballë.

Lëkundjet janë ndier edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Athinë, 300 km nga epiqendra

Pas tërmetit, pamjet e postuara menjëherë në rrjetet sociale tregojnë dëme të shumta materiale.

Mediat turke raportojnë për pallate dhe shtëpi të shembura.

Videoja e mëposhtme tregon Izmirin pak minuta pas lëkundjes.

 

Lexo po ashtu:  Zjarr para Shtëpisë së Bardhë, rrezikohet kisha presidenciale në Uashington

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *