Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ”Tesla” ka ulur çmimet për herë të tretë këtë vit me qëllim të rritjes së kërkesës për dy modelet e saj më të shtrenjta të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas çmimeve në faqen e internetit të kompanisë, është bërë ulje prej 5 000 dollarësh për Modelin S dhe Modelin X.

Versioni bazë i Modelit S kushton 84 990 dollarë, ndërsa çmimi i Modelit X është ulur në 94 990 dollarë.

Çmimet e versioneve sportive të Modelit 3 dhe Modelit Y janë ulur gjithashtu përkatësisht me 1 000 dhe 2 000 dollarë.

Çmimi i Modelit 3 tani është 41 990 dollarë, kurse Modeli Y është 49 990 dollarë.

Tesla gjithashtu uli çmimet e automjeteve të saj në SHBA dhe Evropë në janar dhe mars për të rritur shitjet.

Lexo po ashtu:  Burim Lumi, studenti i Fakultetit të Mjekësisë, i shqetësuar me konkursin nga MASHTI për shpërndarjen e bursave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *