Tetorin, muajin e letërsisë, Biblioteka Publike e Lezhës e ka pagëzuar si “Tetori Fishtjan”, në nder të figurës dhe veprës së At Gjergj Fishtës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Qëllimi është për të risjellë në vëmendje trashëgiminë letrare të poetit kombëtar, klerikut françeskan, publicistit dhe mendimtarit të shquar shqiptar. Me këtë rast, në Lezhë, janë parashikuar një sërë veprimtarish letrare, kulturore dhe artistike.
Biblioteka Publike “At Gjergj Fishta” organizoi ekspozitën “Fjala që ngriti Kombin” me një prezantim të veprës madhore “Lahuta e Malcis”, në botime të ndryshme nga fondi i bibliotekës, si dhe vepra studimore kushtuar kësaj kryevepre të letërsisë shqiptare.

Ndërkohë bashkia e Lezhës ka shpallur edhe Konkursin Mbarëkombëtar Letrar “At Gjergj Fishta”, edicioni i vitit 2025, fituesit e të cilit do të shpallen në datën 23 tetor. /atsh/
