Ish-presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shprehur bindjen që gjyqtarët e kanë parë dhe dëgjuar të vërtetën për çështjen e akuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Thaçi dhe tre udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, po presin vendimin pas gjykimit që zgjati rreth 6 vjet.

Në intervistën për gazetën prestigjioze gjermane, me pyetjet që ishin dërguar sipas gazetës verën e vitit të shkuar dhe ishin kthyer në fundvit, Thaçi është pyetur nëse gjykimi ndaj tij mund ta ndryshojë perceptimin e historisë për Kosovën.

Hapësirë e sponsorizuar

Ai ka thënë se ky mbetet shqetësim, por ka shtuar se “ngjarjet e të 90-tave janë të dokumentuara mirë” dhe s’bëhet fjalë për “interpretim”.

“‘Provat e fabrikuara gjatë epokës së Millosheviqit nuk duhet të përdoren në gjykatë. Nëse pranohen, nuk do të ishte çudi që pretendime të ngjashme të përdoren edhe në konflikte të tjera. Kosova nuk ka sulmuar kurrë territor serb. Populli i Kosovës luftoi për të drejtën për të ekzistuar. Ky proces nuk duhet të përdoret për të rishkruar historinë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  E frikshme: Ky është sistemi modern raketor që bleu Serbia nga Rusia (Video)

I pyetur nëse do të mund të shpallej fajtor a do të nënkuptonte kjo se NATO-ja ka bashkëpunuar me kriminel lufte, Thaçi ka përsëritur se “ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 u mbështet në vlerat e lirisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”

“NATO erdhi në ndihmën tonë sepse e kuptoi çfarë po kalonim nën Millosheviqin. Në Rambuje, delegacioni ynë pranoi paqen, ndërsa Serbia zgjodhi luftën dhe spastrimin etnik. Serbia sulmoi Kosovën dhe populli i Kosovës bëri rezistencë. Pa këtë rezistencë dhe ndërhyrjen e NATO-s, Kosova nuk do të ekzistonte sot”, ka thënë ai.

Ideja për shkëmbim territoresh

Thaçi thotë se qëllimi i tij kryesor ka qenë një marrëveshje përfundimtare paqeje me Serbinë dhe njohje reciproke.

Ai thekson:

  • Dialogu me ndërmjetësimin e BE-së ka qenë i rëndësishëm
  • Përparimi është më i madh kur përfshihen edhe SHBA-të
  • Marrëdhëniet me aleatët strategjikë janë jetike për Kosovën

Ai shpreh shqetësim për tensionet dhe sanksionet ndaj institucioneve të Kosovës në vitet e fundit.

Për politikën e brendshme në Kosovë

I pyetur për bashkëpunimin mes partive, përfshirë atë të Albin Kurti, Thaçi shmang përgjigjen direkte dhe thotë se interesat e qytetarëve duhet të jenë mbi interesat partiake.

Lexo po ashtu:  DASH: Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në Qeveri
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com