Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Kryeqyteti austriak, Vjena është renditur i pari, duke i marrë rekordin Aukland të Zelandës së re, që renditet në vendin e 34. Mes qyteteve italiane më i miri është Milano që ka lënë pas Nju Jork dhe Pekinin.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareJanë 173 vendet që janë vlerësuar për sa i përket cilësisë së jetesës duke u marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm. Mes tyre janë shërbimet shëndetësore, niveli i kriminalitetit, qëndrueshmëria politike, gjendja e infrastrukturave dhe zonat e gjelbra.
Europa gjen veten në 10 vendet e para me 6 qytete: Kopenhagen dhe Zyrihu, klasifikohen në vend të dytë dhe të tretë pas Vjenës. Gjeneva e gjashta, Frankfurt i shtati dhe Amsterdam në vendin e nëntë. Në 10 vendet e para renditen dhe qyteti japonez i Osakës dhe ai australian i Melburn.

Parisi ndodhet në vendin e 19, duke ngjitur 23 shkallë nga një vit më parë ndërsa Brukseli është në vendin e 24.
