The Guardian: Mafia shpërndan pako me ushqime për banorët e varfëruar të Italisë

Luciana Lamorgese, ministrja e brendshme e Italisë: “Mafia mund të përfitojë prej varfërisë në rritje, e të ndërhyjë për të rekrutuar njerëz në strukturat e saj”.

Ditëve të fundit policia në Napoli ka shpeshtuar praninë e saj në lagjet më të skamura të qytetit, ku njerëz të lidhur me Kamorrën kanë organizuar shpërndarjen e pakove të ushqimit nëpër shtëpi.

Në Palermo, sipas gazetës “La Repubblica” vëllai i një bosi të Koza Nostrës i ka shpërndarë ushqime të varfërve në lagjen Zen, e cila njihet për prezencën e mafias. Kur doli lajmi, personi në fjalë u vetëmbrojt në Facebook duke thënë se ai thjesht po bënte bamirësi, dhe sulmoi gazetarin që kishte raportuar për këtë rast.

“Mafiat nuk janë vetëm organizata kriminale” tha Federico Varese, profesor kriminologjie në Universitetin e Oksfordit. “Ato janë organizata që synojnë të qeverisin territore e tregje. Komentuesit përqendrohen shpesh te aspekti financiar i mafiave, por harrojnë se forca e tyre vjen nga mirëmbajtja e bazës prej së cilës operojnë”.

Lexo po ashtu:  Burri rrëfen përdhunimin nga serbët: Edhe organet na i kanë djegë me cigare

Çështja e shpërndarjes së ushqimeve është taktikë aq e vjetër sa edhe vetë madia, bosët e së cilës në Itali të jugut gjithnjë e kanë paraqitur veten si bamirës e si përfaqësues lokalë që s’kërkojnë asnjë shpërblim për vete.

“Bosët e mafias i konsiderojnë qytetet e tyre si pronë feudale”, tha Gratteri. “Bosat e dinë mirë se që të sundojnë, duhet të tregojnë kujdes për njerëzit që jetojnë në territorin e tyre”.

Varese shtoi: “Këto pako nuk janë dhurata. Mafia nuk bën asgjë për askënd si zemërmirësi. Këto janë ndere që secili do të duhet t’i paguajë në një formë a në një tjetër, duke ndihmuar e fshehur kriminelë të arratisur, duke fshehur armë, duke shpërndarë drogë, e kështu me radhë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *