“Do doja që njerëzit të lexonin më shumë libra, jo që të bëheshin shkrimtarë apo poetë, por që askush të mos ishte më skllav.”

“Nëse japim një dorë, mrekullitë mund të ndodhin dhe dita e Krishtlindjeve do të zgjasë përgjatë gjithë vitit.”

“Sa peshon një lot? Loti i një fëmije kapriçoz peshon më pak se era, ajo e një fëmije të uritur peshon më shumë se gjithë toka.”

“Kush dëshiron paqe, përgatit luftën!”

“Përralla është streha e gjithë hipotezave: ajo mund të na japë çelësat për të hyrë në realitet nëpërmjet mënyrave të reja, mund të ndihmojë fëmijët të njohin botën.”

“Gabimet janë të nevojshme, të dobishme si buka, madje shpesh edhe më të bukura: për shembull Kulla e Pizës.”

“Unë besoj se përrallat, të lashta apo të reja qofshin, mund të ndihmojnë në edukimin e mendjes.”

“Në fshatin e gënjeshtrave, e vërteta është sëmundje.”

“A ia vlen vallë barra qiranë që një fëmijë ta mësojë duke qarë atë që ai mund ta mësojë duke qeshur? Nëse do bashkoheshin lotët e derdhur në pesë kontinete për shkak të ortografisë, do krijohej një kaskadë shfrytëzimi për prodhimin e energjisë elektrike.”

“Mendimet e mia dhe të tuat kanë shtrënguar duart, dy mendje janë më mirë se një dhe shkojnë më larg.”

“Nuk ka jetë, ku nuk ka luftë.”

Lexo po ashtu:  Du Verdier: Skënderbeut i detyrohet gjithë Evropa

“Askush nuk mund të jetë i sigurt se ç’mund të mësojë fëmija nga televizori. Dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar aftësia e tij krijuese ndaj anës vizive.”


Betrand Russell
Përktheu: Elona Caslli

“Mos ji i sigurt për asgjë.”

“Mos mendo se ia vlen barra qiranë të vazhdosh ta fshehësh të vërtetën, sepse është e sigurt se një ditë ajo do të dalë në dritë.”

“Mos u përpiq ta ligështosh meditimin, sepse është e sigurt se do t’ia dalësh mbanë.”

“Kur përballesh me kundërshtimin e kujtdo, qoftë ky kundërshtim nga yt shoq apo nga fëmijët e tu, përpiqu ta kapërcesh duke diskutuar me ta dhe jo duke i detyruar ata. Fitorja që arrihet me forcë është e gënjeshtërt dhe e kotë.”

“Mos u përkul me nderim përpara autoritetit të dikujt tjetër, sepse ka gjithmonë autoritete të tjerë që mund të bien në kundërshtim me të.”

“Mos e përdor pushtetin për të shtypur mendime, që ti i quan të rrezikshme, sepse do të vijë koha që ato mendime do të të shtypin ty.”

“Mos ki frikë nëse të quajnë paksa të çuditshëm për idetë që ke, sepse çdo ide që pranohet sot dikur quhej e çuditshme.”

“Vlerëso më shumë një kundërshtim inteligjent se një miratim pasiv. Nëse e vlerëson inteligjencën siç duhet, do të kuptosh se rasti i parë pajtohet më shumë me qëndrimin tënd se rasti i dytë.”

Lexo po ashtu:  BBC ngre dyshime për imazhet e mjegullta të Gazës në Google Maps

“Ji i sinqertë deri ne fund edhe pse të thuash të vërtetën nuk është fort e lehtë. Megjithatë, është akoma më e vështirë ta fshehësh atë.”

“Mos u bëj ziliqar për jetën e njerëzve që jetojnë me iluzione, pasi vetëm një budalla mund të mendojë se kësaj i thonë lumturi.”


Nga Naim Frashëri

“Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.”

“Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.”

“Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.”

“Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.”

“Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.”

“Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.”

“Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.”

“S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.”

“Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.”

“Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.”

“Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.”

“Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.”

Lexo po ashtu:  Sipas një studimi, mbi 30 mijë vdekje mund të jenë shkaktuar nga ndotja e ajrit

“Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.”

“Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.”

“Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.”

“Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.”

“Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.”

“Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.”

“Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.”

“Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.”

“Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.”

“Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.”

“Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.”

“Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.”

“Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.”

“S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.”

“Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.”

“Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.”

“Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.”

“Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.” – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *