Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Nga: Anna Ahmatova

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

S’do pimë dot nga e njëjta brokë
As ujë e as t’ëmblën verë,
S’do puthemi të dy në mëngjesherë
S’do presim mbrëmjen kokmëkokë
Un’ dua hënën, diellin do ti
Po të dy kemi të njëjtën dashuri.

Me mua rri ti shok m’i mir’i imi
Dhe pranë teje unë, shoqja jote, rri
Un’ t’i kuptoj ata dy sytë gri
Ty o fajtor i gjithë këtij lëngimi.
Takimet tona s’i shpeshtojmë dot
Kështu e mbrojmë prehjen tonë kot.

Veç zëri yt këndon në vargun tim,
Në vargun tënd veç fryma ime ndjehet.
O, ka një zjarr të tillë që nuk mehet,
Që s’mund ta prekë frikë e harrim.
Sikur ta dije ti sa fort i dua
Ato buzët e thata, të kuqe, të tua!

Përktheu: Petraq Kolevica

Lexo po ashtu:  APU, GPU dhe CPU: Çfarë përfaqësojnë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com