Sergej Esenin
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nuk bërtas, nuk vajtoj e s’mërzitem,
Do largohet si tymi çdo gjë.
Nga shkëlqimi i jashtëm venitem
Dhe djaloshi i dikurshëm s’jam më.
Ti ke mbetur, moj zemër, e vetme
Dhe si dje kraharorit s’gjëmon,
Vendi im me mëndafsh prej mështekne
Këmbëzbathur të shkosh nuk të fton.
Frymë e fushave rrallë e më rrallë
Nëpër buzët e tua sa feks…
O freskia e djeshme e gjallë,
O tallazi i syve pse hesht!
Në dëshira-kurnac hera-herës,
Jeta ime e ndezur ku je?
I plagosur nga bujë e pranverës,
Kalin rozë e kam hipur pa fre.
Jemi gjithë të kalbshëm si fletë,
Mjalti i blirit pikon nëpër shesh…
O njeri, qofsh bekuar në jetë:
Lulëzon e venitesh, e vdes…
Përktheu: Dritëro Agolli

