Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar sot si zyrtarja e vetme e qeverisë për dakordësinë e Hamas-it për lëshimin e pengjeve. Spiropali ka deklaruar se:

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës. Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët. Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur, duke theksuar edhe vlerësimin për përpjekjet e Presidentit Trump, të cilat e kanë afruar Lindjen e Mesme më pranë horizontit të paqes së shumëpritur

Siç shihet qeveria shqiptare mendoi të reagonte vetëm për pengjet, duke kaluar në heshtje të gjithë atë që ka ndodhur në Gaza, ndërkohë që nuk e cilëson propozimin e presidentit Trump si PLAN, por vetëm si përpjekje.

Lexo po ashtu:  Pse Biden nuk ka mbajtur ende një konfernecë për shtyp?