Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se është lodhur që 5 vite me radhë duke thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të votohet në Parlamentin e Republikës së Kosovës , pasi që kjo Gjykatë është më shumë e Serbisë sesa e Kosovës.

Sipas tij, kjo Gjykatë as që ka simbole të Republikës së Kosovës, e as emblemë e flamur, por kujt mi thanë.

“Po mi vjedhin thëniet dhe shkrimet këta avokatet Britanik, po ani le ti ‘vjedhin’ fal ju kofshin se ata me neve janë”, ka shkruar avokati Gashi.

Ja postimi i plotë:

Jam lodhë që 5 vjet duke thënë e duke shkruar që Gjykata Speciale nuk është dashur të votohet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Ju kam thënë 1000 herë që kjo Gjykatë është më shumë e Serbisë sesa e Kosovës.

Kjo Gjykatë, as që ka simbole të Republikës së Kosovës, e as emblemë , e as flamur, po kujt mi thanë.

Po mi vjedhin thëniet dhe shkrimet këta avokatet Britanik, po ani le ti ‘vjedhin’ fal ju qofshin se ata me neve janë !

Lexo po ashtu:  Kompania ajrore Lufthansa planifikon t’i shkurtoj 22 mijë vende pune

Ma mire o kanë me pas ngu Albinin dhe VETEVENDOSJEN! që ju flisnin shqip.

Me pas ngu Albinin nuk kishit pas nevojë për avokat!

Tash fjalët e njëjta po i thonë avokatet në anglisht por : “It’s little bit to late !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *