Aksidentet në komunikacion po kthehen në një katastrofë të përditshme. Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025 janë shënuar 51 aksidente fatale me 58 viktima; më shumë se një vit më parë. Numri i përgjithshëm i aksidenteve ka arritur në mbi 13 mijë raste, ndërsa Policia e Kosovës ka shpërndarë qindra mijëra gjoba. Dhe megjithatë, njerëzit vazhdojnë të vdesin çdo ditë.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Kjo ngre pyetje të rënda, që institucionet nuk mund t’i anashkalojnë:

  • Si është e mundur që numri i viktimave po rritet, ndërkohë që gjobat po shtohen?
  • Çfarë vlere kanë këto gjoba kur efektet në siguri janë zero?
  • Pse nuk investohet seriozisht në infrastrukturë, semaforë, ndriçim, kontroll teknik e edukim?
  • A është ky dështim i drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe transportit?

Kur jetët po shuhen njëra pas tjetrës, nuk mjafton të thirret vetëm “kujdes në trafik”. Kjo është neglizhencë shtetërore. Është papërgjegjësi institucionale. Është krim i heshtur ndaj qytetarëve.

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë masakër që po ndodh çdo ditë në rrugët e Kosovës?

Lexo po ashtu:  Media italiane “Wom Travel”: Plazhet më të bukura në Shqipëri nga veriu në jug
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com