Në fillim të muajit prill, një shqiptar 24-vjeçar vdiq në përpjekje për të ndihmuar në riparimin e një veture në autostradën zvicerane. Së bashku me një shqiptar tjetër, ai ishte ndalur për të ndihmuar një person tjetër në autostradën A1. Tani, edhe viktima e dytë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në A1 në Oberbüren SG, më 3 prill 2019, shkruan “20 Minuten”. Tani njoftohet se edhe viktima e dytë, një shqiptar 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka jetuar në Gjermani, ka ndërruar jetë në spital. Një informatë të tillë e ka publikuar policia e St. Gallenit. Tani do të hetohet se deri në ç’masë kjo vdekje ndërlidhet me aksidentin.

Sipas të njohurve, shoferi i aksidentit ishte i hutuar në çastin e aks9identit, pasi ka qenë duke përdorur telefonin dhe për këtë arsye nuk i kishte parë viktimat. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  I riu që ktheu motrat në narkomane/ Shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *