Më 22 qershor 1942 në mëngjes herët, të trokiturat e forta në derën e shtëpisë së Jordan Misjes zgjuan tre trimat që ishin brenda bashkë me pjesëtarët e familjes së të zotit të shtëpisë në lagjen “Fushë-Firej”. Shtëpia ishte e rrethuar me rreth 600 policë e milicë fashistë të armatosur mirë. Përgjigja ishte e prerë nga të rrethuarit: Luftëtarët e lirisë nuk dorëzohen!

Të tre trimat vendosën të luftonin në radhë të parë për të çarë rrethimin dhe nëse nuk do të mundnin ta bënin këtë, do të luftonin me vetëmohim deri në fund. Si armatim ata kishin vetëm 3 revolverë, 1 pushkë të gjatë me 500 fishekë dhe 10 bomba dore.

Para se të fillonin luf.tën, nxorën jashtë shtëpisë nënën, motrën dhe vëllanë e Jordanit. I pari provoi të çante rrethimin Branko Kadia, i cili lëshoi një bombë dore dhe me nagantin e tij në dorë, u hodh në oborrin e shtëpisë për të dalë në kopsht. Por plu.mbat e mitralozave dhe pushkëve të fashistëve të shumtë e shtrinë përdhe të vrarë.

Lufta filloi e ashpër, armiqtë nuk i kursenin fishekët, plumbat binin si breshër i vërtetë mbi dritaret dhe dyert e shtëpisë.

Të dy trimat e mbetur, Perlati dhe Jordani, qëllonin me kursim dhe vetëm në shenjë mbi fashistët, të cilët nuk po e kuptonin si po qëndronin ashtu ata të dy. Për këtë dërguan nënën e Jordanit për t’u thënë edhe njëherë të dorëzoheshin. Nëna, pasi u kthye nga të dy tri.mat, i tha prefektit:

Lexo po ashtu:  Gazeta “Albania” e 14 marsit 1918: "Më shihni prift ortodoks, por nuk u linda kësisoj, u linda shqiptar dhe shqiptar dua të vdes. Prandaj kush është për Shqipërinë, unë përpara dhe ju pas meje,.."

“Ata nuk dorëzohen të gjallë!” Kjo i tërboi edhe më shumë armiqtë. Kapiteni italian i kuesturës i inatosur mori me vete 20 karabinierë e milicë dhe vendosi ta sulmonte shtëpinë, duke e mbuluar me zjarr të dendur të mitral.ozit e pus.hkëve.

Mirëpo ky guxim kapitenit i kushtoi shtrenjtë, sepse sa vuri këmbën në oborr mbeti përdhe nga plumbat e luftëtarëve të lirisë.

Lu.fta që po zhvillohej në Fushë-Firej të Shkodrës mori dhenë. Ajo u bë edhe më e ashpër. Fatin e kapitenit të kuesturës e pësuan edhe shumë policë e milicë të tjerë që tentuan të futeshin në këtë kala trimash.

Kishin kaluar 3 orë lu.ftimi të ashpër. Ambulanca vinte e shkonte pa pushim për të tërhequr të vr.arët e të plago.surit fashistë. Tani fashistëve u erdhi në ndihmë edhe një aeroplan gjuajtës që sillej lart, duke fluturuar ulët mbi shtëpinë “Kala”.

Ai kërkonte të mitralonte ose të bombardonte nga lart, por ishte e pamundur, sepse përreth shtëpisë ndodheshin fashistë të shumtë. Të tërbuar në këto çaste fashistët vendosën t’i vinin zjarrin shtëpisë, por para se ta bënin këtë, e detyruan edhe njëherë nënën e Jordanit të fliste me dy shokët që të dorëzoheshin.

Lexo po ashtu:  Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit

Ajo vajti përsëri dhe mbasi u kthye i solli prefektit të njëjtën përgjigje si herën e parë: Ata nuk dorëzohen të gjallë! Atëherë shtëpia filloi të di.gjej, por luft.imi vazhdonte.

Fashistët me grupe përpiqeshin të hynin brenda, duke përfituar nga ty.mi e fla.kët. Përpjekjet e tyre të shumta shkonin kot, sepse ndonjëri vritej, të tjerë plagoseshin dhe ç’mbetej nga ai grup ktheheshin nga kishin ardhur. Zjarri që vinte duke u shtuar bëri punën e vetë, depërtonte thellë në dhomat e shtëpisë.

Fla.kët kishin përfshirë edhe trupin e Jordanit dhe ai atëherë i mbuluar me fla.kë dhe gja.k detyrohej të hidhej nga dritarja e të binte në pusin e shtëpisë. Në pus ashtu në agoni, pa lëvizur fare në ujë, e kapën fashistët.

Perlati i mbetur vetëm vazhdonte, duke luf.tuar sa nga njëra dhomë në tjetrën. Kjo qëndresë heroike e pashembullt që po vazhdonte prej mëse katër orësh, i kishte mbuluar me turp fashistët italianë e tradhtarët e vendit. Një hero i vetëm brenda një shtëpie që po di.gjej, rezistonte e nuk dorëzohej i gjallë.

Nervozizmi i fashistëve kishte arritur kulmin. Ata i tmerronte pa masë kjo qëndresë, pasi ajo do të bëhej një burim i madh frymëzimi për të gjithë popullin e Shkodrës dhe mbarë shqiptarët në luftën për liri e pavarësi. Fashistët menduan se kësaj qëndrese i duhej dhënë fund.

Lexo po ashtu:  Sulltan Mehmeti II që mori nofkën “Pushtuesi”, Ati i Perandorisë Osmane

Kështu, një oficer fashist i shoqëruar nga një numër i madh karabinierësh e milicësh, hyri Brenda në shtëpi. Perlati qëlloi mbi të dhe e rrëzoi përdhe, por pa kaluar pak sekonda, breshëria e një arme fashisti godet edhe Perlatin, i cili bie heroikisht, duke mbetur një yll i pashuar i lirisë.

Pak më vonë fashistët për të ngjallur frikë në popullin e Shkodrës, Jordanin me trupin tërë plagë e varën në qendër të qytetit. Qëndrimi i tij para litarit ishte shumë burrëror e heroik.

Kjo epope legjendare, si një nga ngjarjet më heroike të LANÇ, i dha zemër dhe ngriti peshë të gjithë luftëtarët e lirisë, popullin përparimtar e patriot shqiptar që luft.onte për lirinë e pavarësinë e Atdheut. Gazeta “Zëri i popullit”, në numrin e datës 11-12 janar 1943, shkruante:

“Kush pandehte dje se 3 heronj në Shkodër do të kapërcenin çdo imagjinatë, do të bënin të vërtetë në ditët tona edhe epopenë më legjendare të një “Osoje”, do t’i kapërcenin me krenari edhe disa nga heronjtë e Homerit vetë!”/MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *