Njëherë e një kohe jetonte një plak i cili kishte 3 vajza.
Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogël se kjo ishte e padjallezuar ndërsa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmonë mendjem për djallezi. Një ditë ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilën nga vajzat se çfarë donin qe tu sidhte.

Vajza e madhe tha qe ajo donte një varese me gurë diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dytë kerkoi një fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e tretë ajo kerkoi një molle ku mund te shikoje tërë botën.

Vajzat e medhaja filluan ta tallnin për kerkesen qe kishte bërë sepse ishte e pamundur te shikoje botën ne një molle. Babai shkoi në qytet dhe i bleu çdo vajzë dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe një molle ku mund te shikoje te gjithë botën. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndërsa vajza e vogël ishte e lumtur me mollen e saj te vogël ku ajo mund te shikonte te tërë botën.

Lexo po ashtu:  Xhelozët e meritojnë me të njëjtën monedhë; ja pesë mënyra si të menaxhoni situatën kur ju del nga duart

Ato u bene shumë xheloze për motren e vogël dhe një ditë vendosen te shkojnë ne pyll për te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogël qe të shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar kështu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogël. Moren mollen e saj dhe e varrosen atë aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjëri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjëri skalonte asnjëherë aty.

Kur vajten ne shtepi ato i thanë babait qe motren e vogël e kishin ngrënë ujqerit. Babai u helmua shumë ne zemër dhe qe nga ajo ditë nuk qeshte me. Kaluan ditë, jave, muaj dhe gjatë kësaj kohe ne varrin e kësaj vajzes u rrit një kallam i gjatë. Një ditë prej ditesh një bari kaloi aty afër dhe e preu kallamin për ta bërë fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bërë një gjë e çuditshme ndodhte.

Fyelli kendonte një këngë vajtuese e cila thoshte”Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen këtu. I vetmi sherim për mua do të ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi për këtë gjë. Atëherë princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero.

Lexo po ashtu:  “Pas luleve, femrat janë gjëja më e bukur që Zoti i ka dhënë botës”. Çdo femër duhet t’i lexojë këto thënie

Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shumë e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por përpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atëherë ai urdhëroi qe vajzat e keqija ti denonin.

Qe nga ajo ditë ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndërsa babait te saj ai i dha një shtepi afër pallatit mbreteror qe ai të vinte ta takonte çupën sa herë te donte. Po atë ditë ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe është bërë ndonjëherë dhe qe nga ajo ditë deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *