Njëherë e një kohe jetonte një plak i cili kishte 3 vajza.
Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogël se kjo ishte e padjallezuar ndërsa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmonë mendjem për djallezi. Një ditë ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilën nga vajzat se çfarë donin qe tu sidhte.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareVajza e madhe tha qe ajo donte një varese me gurë diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dytë kerkoi një fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e tretë ajo kerkoi një molle ku mund te shikoje tërë botën.
Vajzat e medhaja filluan ta tallnin për kerkesen qe kishte bërë sepse ishte e pamundur te shikoje botën ne një molle. Babai shkoi në qytet dhe i bleu çdo vajzë dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe një molle ku mund te shikoje te gjithë botën. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndërsa vajza e vogël ishte e lumtur me mollen e saj te vogël ku ajo mund te shikonte te tërë botën.

Ato u bene shumë xheloze për motren e vogël dhe një ditë vendosen te shkojnë ne pyll për te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogël qe të shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar kështu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogël. Moren mollen e saj dhe e varrosen atë aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjëri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjëri skalonte asnjëherë aty.
Kur vajten ne shtepi ato i thanë babait qe motren e vogël e kishin ngrënë ujqerit. Babai u helmua shumë ne zemër dhe qe nga ajo ditë nuk qeshte me. Kaluan ditë, jave, muaj dhe gjatë kësaj kohe ne varrin e kësaj vajzes u rrit një kallam i gjatë. Një ditë prej ditesh një bari kaloi aty afër dhe e preu kallamin për ta bërë fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bërë një gjë e çuditshme ndodhte.
Fyelli kendonte një këngë vajtuese e cila thoshte”Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen këtu. I vetmi sherim për mua do të ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi për këtë gjë. Atëherë princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero.
Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shumë e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por përpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atëherë ai urdhëroi qe vajzat e keqija ti denonin.
Qe nga ajo ditë ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndërsa babait te saj ai i dha një shtepi afër pallatit mbreteror qe ai të vinte ta takonte çupën sa herë te donte. Po atë ditë ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe është bërë ndonjëherë dhe qe nga ajo ditë deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.
